Ballina Kuriozitete Amfibi që zhyt kokën në rërë merr emrin Donald Trump

Amfibi që zhyt kokën në rërë merr emrin Donald Trump

Presidentët amerikanë zakonisht marrin jo pak nderime, por Donald Trump do të donte ndoshta ta injoronte atë më të fundit. Një amfib i sapozbuluar, që e zhyt kokën në rërë, ka marrë emrin e tij, ndoshta edhe si reagim ndaj komenteve të bëra nga Donald Trump në lidhje me ndryshimet e klimës.

“The Dermophis”, Donald Trump, që është zbuluar në Panama, ka marrë këtë emër nga shefi i një kompanie që kishte paraqitur një ofertë prej 25 mijë dollarësh në një ankand për të fituar privilegjin. Kompania tha se donte të rriste ndërgjegjësimin për ndryshimet e klimës.

“Dermophis Donald Trump, është veçanërisht i ndjeshëm ndaj pasojave të ndryshimeve klimaterike dhe ekziston rreziku i zhdukjes si rezultat direkt i politikave të klimës në emër të dhuruesit të tij”.

Krijesa e vogël, e verbër, është një lloj Caeciliani që kryesisht jeton nën tokë, por ekspertët tërheqin vëmendjen tek një krahasim i dukshëm mes sjelljes së saj dhe zotit Trump. Shkencëtarët më të njohur të botës janë dakord që ndryshimet e klimës janë të shkaktuara nga njeriu.

Por, Trump, administrata e të cilit ka ndjekur një axhendë pro karburanteve fosile, ka akuzuar këta shkencëtarë se kanë një axhendë politike dhe kanë vënë në dyshim faktin se njerëzit janë përgjegjës për rritjen e temperaturave të tokës.