Ballina BOTA Amerika Latine, tërmeti 6 ballë godet Nikaraguan

Amerika Latine, tërmeti 6 ballë godet Nikaraguan

Një tërmet me magnitudë prej 6.0 ballë ndodhi 20 milje larg bregut të Nikaraguas, sipas njoftimit të Institutit Gjeologjik Amerikan. Dridhja e fortë u regjistrua rreth orës 03:40 minuta me orën lokale.

Epiqendra ishte në një thellësi prej 10 kilometrash dhe afro 259 kilometra larg qytetit të Puerto Cabezas, në verilindje të Nikaraguas.

Deri më tani, nuk ka pasur raportime për viktima apo dëmtime të shkaktuara nga tërmeti.