Amerika nuk gjen qetësi, dy të vrarë në ndërtesën e punëve publike në Karolinën e Veriut

0
3

Amerika nuk gjen qetësi, dy të vrarë gjatë të shtënave në ndërtesën e punëve publike në Karolinën e Veriut.

Dy njerëz u vranë para pak minutash si pasojë e të shtënave në një ndërtesë të punëve publike në Winston-Salem, Karolina e Veriut, dhe dy të tjerë u plagosën.

Sipas autoriteteve viktimat janë punonjës të administratës shtetërore kurse të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.

Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi ngjarjen.

Ndihmësi i shefit të policisë, William Penn Jr. u tha gazetarëve se autoritetet nuk do të lëshonin asnjë informacion tjetër në lidhje me viktimat deri mëmgjes kohë kur ata shpresojnë se gjithçka do të qartësohet.