Ballina Aktualitet Amerika, një popull emigrantësh!

Amerika, një popull emigrantësh!

“Më jepni të lodhurin tuaj, të varfrin tuaj, turmat me dëshirë të zjarrtë për të marrë erë lirie!”

Këto fjalë poetike, të gdhendura në një pllakë bronzi , poshtë Statujës së Lirisë rrëfejnë atë në çfarë Amerika është shndërruar. Në një popull emigrantësh. Ashtu siç përmendi dhe senatori amerikan Chuck Schumer

“Lot po rrjedhin në faqet e Statujës së Lirisë.”

“Amerika i ka kthyer shpinën atyre turmave, ka mbyllur kufinjtë e saj, ka ndarë familje e ngurtësuar zemrën si komb.”

Këtë do të mendonim nëse do të lexonim vetëm titujt e gazetave sepse realiteti amerikan është komplet tjetër. Në realitetin e sotëm amerikan, kjo nuk është aspak e vërtetë.

SHBA ende mban një ndër politikat më bujare për sa i përket emigrantëve. Madje numri i turmave të mësipërm është bërë i vështirë për t’u asimiluar.

50 milionë e popullsisë rezidente në Amerikë , kanë lindur jashtë saj. Madje sot SHBA ka një përqindje më të lartë emigrantësh në të gjitha kohërat që nga 1890.
Një ilustrim për këtë është fakti se në universitetet amerikane studentët e pranishëm mund të flasin 176 gjuhë të ndryshme, gjuhë të vendit të tyre. Ja se larmishme është ndërthurja e njerëzve me njëri-tjetrin.

Por si arriti Amerika deri në këtë pikë?

1.Së pari Amerika i aprovon leje qëndrimi të përkohshme 1 milion njerëzve çdo vit. Kjo është vetëm maja e ajsbergut sepse në Amerikë njihet fenomeni i “chain migration” , që do të thotë se; emigrantët pasi fitojnë shtetësi mund të marin me vete në Amerikë , jo vetëm bashkëshortin ose bashkëshorten , por edhe fëmijët poshtë moshës 21 vjeç dhe prindërit. Ky zinxhir familjarësh është edhe i zgjatshëm duke përfshirë, fëmijë të pa martuar dhe të martuar dhe fëmijët e tyre. Gjithashtu motra vellezër dhe fëmijët e tyre. Pra 1 milionë emigrantë me nënshtetësi sipas Princeton University marrin me vete afro 3 milionë e gjysmë emigrantë të tjerë, familjarë të tyre duke i pajisur me leje qëndrimi.

2. Amerika i ofron një mbështetje të madhe 100.000 azilkërkuesve në vit. Këta janë njerëz që kërkojnë azil për arsye politike ose shoqërore.

3. Nga viti 2008 deri ne 2017 Amerika i ka lëshuar Greencard mbi 1 milionë njerëzve për arsye humanitare, duke i lejuar atyre të jetojnë e punojnë në Amerikë. Pas 5 viteve ata mund të aolikojnë për shtetësi.

4. 500.000 njerëz kanë hyrë në Amerikë si pasojë e vizës Diversity Lottery Visa , që aplikohet për vende jo shumë të zhvilluara. Kjo njihet ndryshe në Shqipëri si llotaria amerikane. Personat që aplikojnë për këtë vizë nuk duhet të kenë kritere specifike për arsimimin apo aftësitë profesionale. Nuk ka asnjë lloj kushti, çdo person mund të aplikojë. Dhe falë fenomenit të chain migration apo zinxhirit të emigrimit , personat që fitojnë këtë llotari mund të marrin me vete bashkëshortin ose bashkëshorten dhe fëmijët nën 21 vjeç.

Ky vërshim i turmave , pa ndonjë kriter arsimimi ose pune , por më tepër familjar ka sjellë një fenomen tjetër atë të illegal aliens , ku njerëz që kanë hyrë në Amerikë po nuk mund të qëndrojnë, refuzojnë të largohen.

Sot në Amerikë numërohen 11 milionë të tillë. Ata nuk gëzojnë sigurime, por mund të kurohen falas në spitalet amerikane dhe nëse presin një fëmijë që do të lindë në Amerikë, përfitimet për këta persona rriten. Fëmijët e tyre marrin ndihmë nga shteti dhe shkollohen falas në shkollat publike

Amerika pa dyshim duhet të forcojë ligjet e saj dhe të bëjë llogaritë mirë me numrat. Kjo absolutisht nuk duhet të interpretohet si lot në sytë e Statujës së Lirisë , por e drejta e një kombi për të vendosur kush hyn e del nga ai dhe çfarë mundet përveçse vetëm të marrë , t’i japë atij.