Ballina Aktualitet Ambasadori Soreca për ministrin Lleshaj: Do bashkëpunojmë në luftën kundër krimit

Ambasadori Soreca për ministrin Lleshaj: Do bashkëpunojmë në luftën kundër krimit

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar menjëherë pas betimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, duke shprehur dëshirën për të bashkëpunuar në fushën kundër krimit të organizuar.

“Sot Sandër Lleshaj bëri betimin si Ministri i ri i Brendshëm para Presidentit Ilir Meta. Ne presim të punojmë me të në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar, një prioritet kyç për vendin në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE,” – shkruan ambasadori Soreca.