Ambasadori gjerman poston për Ali Pashën, grekët “sulen” dhe i kërkojnë të japë dorëheqjen

50

Ernst Reichel, ambasador i Gjermanisë në Greqi ka postuar në Twitter Ali Pashë Tepelenën, duke e cilësuar si udhëheqës i Janinës i cili u rebelua kundër Perandorisë Osmane.

Ai e cilësoi Ali Pashë Tepelenën si një udhëheqës i cili u vra dhe iu pre koka pasi ëndërronte të krijonte një shtet të pavarur në rajon.

Ky postim u prit me gjaknxehtësi nga qytetarët grekë të cilët pretendojnë që ambasadori gjerman të komentojë polemikën Turqi-Greqi e jo të postojë gjëra të tilla!

Ata kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e ambasadorit.

Është turp të ndash një postim të tillë për një vend që ju mirëpret, në një kohë të tillë që po kalojmë“, ishte një nga komentet e qytetarëve grekë.

Ambasadori Reichel shpërndau një postim të ri, “çfarë është ajo që ju mërzit aq shumë? Çfarë lidhje ka historia e Ali Pasha me atë që po ndodh sot?