Ambasada italiane në Tiranë bën lajmërimin e rëndësishëm për italianët të mbetur në Shqipëri

67

Ambasada italiane në Tiranë ka bërë të ditur me anë të një njoftimi se të gjithë shtetasit italianë do mund të rikthehen në vendin e tyre me një fluturim të posaçëm nesër në mëngjes.

Duhet të dërgohet një email në tirana.assistenza@esteri.it brenda orës 18:00.

Ambasada lajmëron se në këtë moment që nga fillimi i këtij izolimi janë riatdhetësuar 948 shtetas, mes të cilëve italianë , shtetas me shtetësi të dyfishtë mes të cilëve edhe shqiptarë që kanë familjet e tyre në Itali.