Ambasada gjermane në Tiranë nxjerr njoftimin:”Nëse keni qenë 10 ditët e fundit në Shqipëri…”

32

Ambasada Gjermane në Tiranë, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarët e saj që kanë qenë në 10 ditët e fundit në Shqipëri dhe që duan të kthehen në Gjermani, të njoftojnë në rrugë digjitale për vendin ku kanë qëndruar dhe mjetin me të cilin kanë udhëtuar.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ambasada thotë se ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor, pra që nga dita e djeshme.

Postimi i plotë

E re: Njoftim digjital në rast të hyrjes në Gjermani

Të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku – sipas kategorizimit të bërë ngë Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) – kanë detyrimin e njoftimit.

Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend. Njoftimi zakonisht kryhet në rrugë digjitale.

Ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor. Një kopje e njoftimit në rrugë digjitale apo në ndonjë mënyrë tjetër e hyrjes në vend duhet të mbahet me vete.

Informacione të mëtejshme të rëndësishme si dhe mënyrën për të njoftuar e gjeni këtu: https://www.einreiseanmeldung.de.