AMA merr vendimin, shtyhet mbyllja e trasmetimit analog në Elbasan, Shkodër, Lezhë, Vlorë

79

Me anë të vendimit numër 23 AMA kishte vendosur se fundi i marsit do të mbyllte trasmetimin analog në Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Situata për shkak të Covid-19 ka kërkuar që gjërat të ndryshojnë.

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur shtyrjen me tre muaj të afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Mbledhja u zhvillua sot, teksa u bë e ditur se digjitalizimi do të rinisë si procedurë më 30 qershor 2020.