Ballina BOTA Alpinistja shqiptare ngjitet në majën më të lartë të Amerikës

Alpinistja shqiptare ngjitet në majën më të lartë të Amerikës

Alpinistja shqiptare, Jelena Peshkatari, është ngjitur me sukses në Aconcagua, maja e Andeve në Argjentinë me lartësi 6962 metra.

Përmes një posti në rrjetin social “Instagram” ajo është shprehur e lumtur për këtë eksperiencë, ndërsa kishte edhe një mesazh për gratë dhe vajzat shqiptare.

“Jam shumë e lumtur për këtë arritje dhe përvojë. Po shpresoj nga zemra që më shumë gra shqiptare të ngjisin majet më të larta në botë dhe të jenë pjesë e ekspeditave bjeshkatare dhe alpiniste në të ardhmen,” – ka shkruar ajo.