“Alo Edi jam”, Rama merr vetë në telefon qytetarët

31

🔴 www.shqiperiaqeduam.al ME NJË KANAL KOMUNIKIMI URGJENT PËR HALLET E LUFTËS NË FAMILJET TUAJA 🟡 SHKRUANI DHE LINI KONTAKTIN TUAJ TELEFONIK🟢 BRENDA 24 ORËSH JU KTHEJMË PËRGJIGJE#njëAtdhe 🇦🇱 #njëFamilje

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 25. März 2020

Edi Rama ka marrë në telefon vetë disa nga qytetarët që kanë shkruar në platformën e vënë në dispozicion prej tij.

Gjatë bisedave me ta Rama ka bërë dhe batuta me qytetarët teksa i ka quajtur tiranasit popull i paqtë. “Ju tironsit jeni të kujdesshëm, nuk jeni të luftës ju jeni të paqes”.-ka thënë ai.

Një telefonuesi ai i ka thënë: “Kthehu në punë, mos rri me prindërit!”

Rama ka dhënë detaje se, kur do të merren dy pagat e planifikuara për punonjësit.

Në javën e parë të prillit do të shpërndahen pagat për biznesin e vogël. Kur është deklaruar një pagë dhe një tjetër është deklaruar i punësuar pa pagesë, do të paguhen të dy” tha ai.

Për sa i përket të punësuar në të zezë Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë punëdhënësin që të marrin rrogën.

Një tjetër problem ishte mbyllja e parukerive, teksa Rama tha se qytetarët duhet të mësohen me idenë.

Në një telefonatë me një qytetare , Ramën e merr presidenti i KE, më pas ai e rimerr qytetaren.