Ballina Showbiz Almeda tregon kur dëgjoi për herë të parë rrahjet e zemrës së...

Almeda tregon kur dëgjoi për herë të parë rrahjet e zemrës së bebit

Almeda Abazi do të bëhet nënë për herë të parë së shpejti. Ish- Miss Shqipëria duket se po shijon momentet më të lumtura gjatë pritjes së ëmbël. Lajmin e shtatzënisë ajo e konfirmoi në tetor.

Pak ditë më parë publikoi një foto ky na tregonte se si duket gjatë kësaj periudhe të ëmbël. Ndërsa ditën e djeshme ka ndarë me ne një moment emocionues.

Në shtator Almeda ka dëgjuar për herë të parë rrahjet e zemrës së bebit. Ajo është përlotur nga ky moment i veçantë në jetën e një gruaje. Almeda pritet që së shpejti të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, që është djalë!