Ballina Showbiz Alketa Vejsiu replikë ndaj komentit të fanses

Alketa Vejsiu replikë ndaj komentit të fanses

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të mira shqiptare, shumë e dashur për publikun dhe prej vitesh e kemi parë në televizion të drejtojë emisione të ndryshme. Ajo është shpesh në kontakt me fansat nëpërmjet profilit të saj në Instagram ku ndan foto të ndryshme nga programet, por edhe nga përditshmëria.

Së fundmi ka publikuar një seri videosh ku fliste për ëndrrat e njerëzve dhe vullnetin që çdokush duhet të ketë për ti realizuar ato.

Këto video kanë marrë shumë mesazhe mbështetëse nga ndjekësit e saj, mirëpo një komentuese nuk e ka mbështetur fort idenë e Alketës se çdo gjë arrihet me vullnet e dëshirë. Sipas saj duhet të kesh dhe para dhe për këtë gjë Alketa është favorizuar.

“Po ti ke lekun mi zemër,mir është ajo që thua, por ti e din shumë mirë qe pa lek nuk mund të shkosh dhe s’mund të bësh ASGJË……!!!!” – është shprehur komentuesja.

Ndërkohë moderatorja nuk ka hezituar ti kthejë përgjigje duke i treguar historinë e saj e duke thënë se: “unë e kam nisur pa asnjë kacidhe! Përzieja 5 shishe shamposh në përfundim, që të kisha mundësi të lahesha e të më vinte floku erë të mirë… Kam punuar 14 vjeç me plumbat që më fluturonin në majë të kokës se ishte luftë në Shqipëri! Po Po e marrosur, i ikja mamit 14 vjeç për të shkuar në Radio. Ja kjo ishte ëndrra ime… Për këtë po flas! Paratë janë rezultat, s’mund të jenë motiv!”