Ballina KULTURË Alesia Bami, pasi humbi vendin e saj të punës flet për plane...

Alesia Bami, pasi humbi vendin e saj të punës flet për plane të tjera

Krejt papritur Alesia nuk u pa më si velinë në ekran. Po cila është arsyeja që Alesia u largua nga ekrani i televizionit?

Gjatë asaj interviste, e pyetur në një emision televiziv, se cila është ëndrra e saj për ta bërë realitet në të ardhmen, ajo u përgjigj duke qeshur: “Pas baletit, aktrimi ka qenë një ëndërr për mua! Më pëlqen kinematografia, që në vendin tonë nuk është shumë e zhvilluar, por mendoj që në qoftë se do jetë primare për mua, do iki!” Nga kjo intervistë, Alesia la të kuptohet se që t’i përkushtohet aktrimit.

Por, a ishte kjo arsyeja e vërtetë e pushimit të saj nga puna në fillm te sezonit televiziv? Për të dhënë një sqarim të qartë, Alesia ka reaguar me disa postime në “Instastory”, ku ka argumentuar arsyen e largimit të saj brenda ditës nga media.

Duke konfirmuar lajmin, ajo sqaroi se është e vërtetë ajo çfarë shkruajnë mediat dhe se e kanë larguar nga puna me një mesazh. “Të dashur miq! Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet, unë nuk jam më pjesë e ekranit. Kjo për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në një media tjetër, dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një mesazh. Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tanë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë kontratë pune, aq më pak Kodi i Punës. Sigurisht, që nuk jam as e para as e fundit. Jam e detyruar ta bëj këtë sqarim për gjithë publikun tim dhe gjithë ata që më kanë shkruar dhe suportuar pa fund. Së shpejti, do të shihemi në një projekt të ri”, shkruante Alesia në postimin e saj në “Instastory”.

Por duket, se Alesia e ka mbledhur shpejt veten, duke bërë të tjera plane për veten. Brenda natës ajo postoi në “Instagram” foton e veshur si nuse me vello, ku paralajmëron plane të tjera dhe të mëdha për veten.

Foton në fjalë e ka shoqëruar me statusin për veten “Një princeshe i duhet një kështjellë, jo një kasolle”.