Albin Kurti i bën thirrje shqiptarëve:”Votoni Joe Biden, ai i mbështet shqiptarët”

22
Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka bërë thirrje shqiptarëve në Amerikë të mos votojnë Donald Trump, por Joe Biden.

Kurti u shpreh në lidhje me këtë çështje në ‘Facebook’ ku pohoi se një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviçit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”, -ka thënë Kurti.