Ballina Uncategorized Alarmi në Shqipëri, shenjat si të dalloni gripin e derrit nga gripi...

Alarmi në Shqipëri, shenjat si të dalloni gripin e derrit nga gripi i zakonshëm

Virusi H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit po përhapet me shpejtësi në gjithë rajonin e Ballkanit.

Në Shqipëri, mjekët ende nuk kanë konfirmuar pacientë të prekur nga gripi i derrit por Instituti i Shëndetit Publik ka pohuar se virusi H1N1 është në qarkullim edhe në Shqipëri, ndaj bëhet thirrje për më shumë kujdes.

Për ata pacientë se dyshohet se mund të jenë prekur nga virusi H1N1 janë marrë masat e duhura duke i’u nënshtruar analizave përkatëse si dhe izolimit për të shmangur prekjen e pacientëve të tjerë.

Por paralelisht me këtë virus, ekspertët bëjnë të ditur se virozat dhe gripi i zakonshëm kanë hyrë në një periudhe agresive duke e çuar numrin e të prekurve në mbi 13 mijë pacientë.

Mjekët bëjnë thirrje për një kujdes të veçantë sidomos për moshat e treta si dhe pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, veshjave si dhe me probleme të tjera hematologjike.

Simptomat e Gripit të Derrit
Simptomat e gripit të derrit janë më agresive se ato të gripit të zakonshëm.
Më poshtë do të gjeni simptomat se si të dalloni gripin e derrit nga gripi dhe virozat aktuale.

Nëse gripi i zakonshëm shoqërohet thjeshtë me bllokim hundësh apo temperaturë, gripi i derrit përfshin simptoma edhe më të rënda.

Virusi H1N1 shoqërohet me temperaturë të lartë për disa ditë rresht. Pacientët e prekur nga gripi i derrit vuajnë nga bllokimi i hundëve, tharja e fytit, dhimbjet e kokës.
Gjithashtu pacientët e prekur nga gripi A

Gripi i Derrit sjell probleme serioze në shëndet duke shkaktuar pneumoni, infeksione në mushkëri dhe probleme të tjera me frymëmarrjen. Ai përkeqëson sëmundjen e diabetit ose asmës.

Në rastet kur keni të vjella të shpeshta, bllokim frymëmarrje ose dhimbje të forta në zonën abdominale duhet të shkoni urgjentisht tek mjeku.

72 viktima në rajonin e Ballkanit
Megjithëse, fatmirësisht në Shqipëri nuk raportohen pacientë të prekur, në rajonin e Ballkanit virusi H1N1 ka shkaktuar vdekjen e 72 personave dhe me qindra të tjerë rezultojnë të jenë prekur.

Më alarmante situata duket në Rumani, ku deri më tani virusi ka marrë jetën e 54 personave, por viktima janë regjistruar edhe në Bosnje, Greqi e Mal të Zi.
Autoritetet janë në prag të shpalljes së gjendjes së epidemisë gripale, ndërsa shumë shkolla kanë pezulluar mësimin.

Pavarësisht se në Shqipëri situata paraqitet e qetë dhe aktualisht po mbizotërojnë virozat dhe gripi i zakonshëm, këshillohet të bëni kujdes dhe të mos injoroni shenjat apo problemet e para që ju jep organizmi dhe të zhvilloni një vizitë tek mjeku për të marrë masat e duhura.

Edhe në rastin e gripit të zakonshëm, nëse zgjat më shumë se 2 apo 3 ditë atëherë duhet t’i drejtoheni me patjetër mjekut.