Ballina Kuriozitete Alarmi i shkencëtarëve: “Planetin tonë e pret një zhdukje në masë “

Alarmi i shkencëtarëve: “Planetin tonë e pret një zhdukje në masë “

Një analizë mjaft e errët e mjedisit të Tokës është bërë së fundmi nga disa shkencëtarë, të cilët paralajmërojnë një zhdukje në masë të njerëzimit. Një ekip studiuesish nga Universiteti Shtetëror i Arizonës ka publikuar analizën e tyre mbi një katastrofë që ndodhi plot 550 milionë vite më parë. Në këtë ndodhi, oqeani u zbraz nga oksigjeni sepse u bë anoksik, domethënë, sasia e gazit jetësor në ujërat e Tokës ra ndjeshëm.

Në një deklaratë, Universiteti Shtetëror i Arizonës tha se “ka pasur një rënie të oksigjenit të kohëve të fundit, ngjashëm me fenomenin e ndodhur 550 milionë vite më parë”. Kjo mund të sugjerojë që bota po shkon drejt një zhdukjeje masive, e cila do të jetë katastrofike për planetin tonë. “E kaluara është laboratori ynë më i mirë për të kuptuar të ardhmen”,  tha bashkëautori Ariel Anbar.

“Është e kthjellët për të parë se sa shpesh zhdukjet masive të së kaluarës ishin paraprirë nga rritja e anoksisë së oqeanit. Ka shumë që nuk e kuptojnë për ndryshimin e klimës, por gjërat që ne e dimë janë një shkak i madh për shqetësim, ndaj të gjithë duhet të veprojmë për një planet më të sigurt dhe më të mirë përsa i përket mbrojtjes nga ndotja”, ka përfunduar studiuesi.