Alarm në Kombëtaren e Shqipërisë, mbrojtësi kryesor rezulton pozitiv ndaj COVID-19

15

Mbrojtësi i Kombëtares, ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 dhe për këtë arsye nuk do të luajë në ndeshjen kundër Bjellorusisë.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Pjesa tjetër e lojtarëve ka rezultuar negativ.

Hysaj ishte pjesë e skuadrës kuqezi, në fitoren e fundit 3-1 ndaj Kazakistanit.

Shqipëria humbi për shkak të infektimit edhe dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm para grumbullimit: portierin Thomas Strakosha dhe mbrojtësin, Marash Kumbulla.

Në vend të dytë me tetë pikë, kuqezinjtë kërkojnë fitoren me Bjellorusinë, në ndeshjen e mbetur, që do të luhet në Tiranë më 18 nëntor.

Kundërshtari mban kreun e grupit me 10 pikë dhe në rast fitoreje, Shqipëria i merr kreun e grupit.

Por trajneri Edi Reja llogaritë duhet t’i bëjë ndaj bjellorusëve edhe pa kapitenin, Elseid Hysaj.