Ballina Aktualitet Akuzat për korrupsion, ish-deputeti i PS para Krimeve të Rënda më 1...

Akuzat për korrupsion, ish-deputeti i PS para Krimeve të Rënda më 1 korrik

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë më datë 1 korrik seancën paraprake për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Çukon dhe 5 të hetuarit e tjerë për korrupsion.

Mësohet se në krye të trupit gjykues është caktuar Iliarjana Olldashi.

Ndërkaq, disa ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzoi në Gjykatë dosjen për ish-kreun e Burgjeve, duke kërkuar që të merret si i  pandehur, për arsye se nga përgjimet dhe hetimet, ka rezultuar se në këmbim të një shume monetare, është bërë transferimi i një të burgosuri në një institucion tjetër dënimi.

Në këtë aferë korruptive, dyshohet se janë përfshirë edhe 6 persona të tjerë, ndër të cilët bëjnë pjesë edhe shoferi i Çukos.