Akuzat për fshehje pasurie, SPAK nis hetimet për deputetin e PS

26

SPAK ka nisur hetimet për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati, pas akuzave të Partisë Demokratike për fshehje të pasurisë. Organi i hetimit ka kthyer zyrtarisht përgjigje, duke konfirmuar se hetimet vazhdojnë për falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve të deklarimit të pasurisë.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK i konfirmoi Partisë Demokratike se kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mos deklarimin e pasurisë.

PD kërkoi transparencë një javë më parë  përmes një letre nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, nëse SPAK ka regjistruar procedimin penal deputetin socialist. Ai është paditur për fshehje të pasurisë, mos deklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Në përgjigje të kësaj kërkese, SPAK ka njoftuar Partinë Demokratike se në datën 12.03.2020, ka regjistruar procedimin penal nr. 93/2020 për veprat penale fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve. Procedimi penal është në fazën e hetimit dhe po ndiqet prej 8 muajsh nga prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu.

PD e ka depozituar kallëzimin që në tetor 2018 dhe çështja u kalua nga Prokuroria e Tiranës tek SPAK, pas krijimit të kësaj prokurorie. Bëhet fjalë sipas opozitës për mos deklarimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të Ervin Bushatit, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

Konkretisht, rezulton sipas PD, se ai nuk ka deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë:

Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.

Një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.

Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 25.07.2014.

Një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.

Një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.

Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, në Sarandë, e regjistruar më 17.07.2014.

Një garazh me sipërfaqe 42 m2, në Sarandë.noa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here