Ballina Politikë Durrës, Dako reagon ndaj Salianjit: Shihemi në gjykatë

Durrës, Dako reagon ndaj Salianjit: Shihemi në gjykatë

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar menjëherë pas akuzave të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili u shpreh se kryebashkiaku i Durrësit i ka shpërblyer kriminelët me pasuri dhe pushtet.

Dako, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur se do të padisë në gjykatë Salianjin pasi, sipas tij, “gjyqi i ndan këto muhabete.”

“Peshku i rezervartit paska nxjerrë sot këtë larvën e vet, Salianjin me të cilin patjetër që do merrem në gjykatë. Sepse këtij larvës ia ka thënë ca fjalë tamam edhe Grida, po ky është popull kot fare! Megjithatë gjyqi i ndan këto muhabete dhe zgjedhjet padyshim, ku këta do shkojnë ushqim për pula… Megjithëse edhe pulat zor se i hanë këto lloj vemjesh,” – ka shkruar në postimin e tij në Facebook kryebashkiaku durrsak.