Akuza për të cilat rrezikohet deri në 30 vite burg, arrestohet një person në Tiranë, po argëtohej në një lokal

58

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Operacioni policor i koduar me emrin “Befasia”, çoi në pranga  shtetasin E. P., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë në ambientet e një lokali në zonën e Unazës së Re. Për këto vepra penale, maksimumi i dënimit për të arrestuarin është 30 vjet.

Interpol Tirana ka nisur punën e bashkëpunimit me Interpol Romën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.