Ballina Aktualitet AKU, në 4 muaj 511 inspektime në mbarë vendin mbi sigurinë ushqimore

AKU, në 4 muaj 511 inspektime në mbarë vendin mbi sigurinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar me intensitet kontrollet dhe pas përfundimit të sezonit veror, duke evidentuar problematikat dhe duke marrë masat përkatëse, e duke kryer 511 inspektime në tregjet e vendit.

Nga këto inspektime, AKU ka vendosur 194 paralajmërime dhe 35 gjoba, ndërsa janë marrë edhe 14 masa për ndërprerje aktiviteti.

Duke e konsideruar Sigurinë Ushqimore një sfidë të përbashkët, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e sigurisë ushqimore.