Ballina Aktualitet AKU intensifikon kontrollet në prag të festave

AKU intensifikon kontrollet në prag të festave

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë javës qe lamë pas  ka kryer 1150 Inspektime, në të gjithë territorin e Shqipërisë, ka bërë 192 paralajmërime, ka vendosur 13 gjoba si dhe ka mbyllur 8 subjekte.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njofton se kontrollet janë intensifikuar gjatë kësaj jave për të siguruar dhe garantuar që çdo produkt që tregtohet në vend, të jetë brenda standardeve edhe gjatë festave të fund vitit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e sigurisë ushqimore.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.