Aktorja e humorit i futet politikës/Ja cila është kandidatja e PS për Kukësin

47

Partia Socialiste po bëhet gati për zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Kandidatja e dytë e propozuar nga PS në qarkun e Kukësit është Arjola Demiri.

Përfshirja e aktores në politikë nuk është ende e qartë, por nuk është radha e parë që PS zgjedh “humoristë” për të kandiduar.

Kujtojmë këtu Erion Isain i cili shpërngul me familjen drejt Ersekës për të ushtruar detyrën si kryetar i bashkisë së Kolonjës.

Gjithashtu gjatë takimit, kreu i PS, Rama ka njoftuar mbi drejtuesit e rinj politik nëpër qarqe:

Tiranë; Qarku – Elisa Spiropali, Ervin Bushati; Bashkia Tiranë – Erion Veliaj; Durrës – Edi Rama; Elbasan – Taulant Balla; Korçë – Niko Peleshi; Vlorë –Damian Gjiknuri; Lezhë – Lindita Nikolla; Shkodër – Ilir Beqaj; Kukës – Safet Gjici; Fier – Gramoz Ruçi; Dibër – Olta Xhaçka; Gjirokastër – Bledi Çuçi.