Ballina BOTA Jennifer Aniston flet për herë të parë për ‘armiqësinë’ me të ëmën

Jennifer Aniston flet për herë të parë për ‘armiqësinë’ me të ëmën

Jennifer Aniston do të bëjë rolin e një nëne të zemëruar në filmin e ri “Dumplin”, por fillimisht ajo ka vendosur të flasë për marrëdhënien që përjetoi me nënën e saj.
49-vjeçarja u tregua e sinqertë teksa fliste për ‘armiqësinë’ që kaloi me nënën Nancy Dow. Në një intervistë, aktorja zbuloi përse ato të dyja nuk arrinin të sqaroheshin për gjëra të ndryshme.

“Ajo ishte modele dhe krahasonte gjithmonë prezantimin e saj dhe timin. Unë nuk u bëra kurrë modelja që ajo dëshironte pasi ishte diçka që nuk më mbushte shpirtërisht,” -tha ajo për ‘Sunday Telegraph.’
Zënka me të ëmën zgjati deri në vdekjen e saj në 2016 dhe tani aktorja po përpiqet që ta kalojë këtë çështje duke përmendur gjithçka përjetoi.