Ballina Stil / Modë Aktori turk Ulusoy në serialin e ri “The Protector”

Aktori turk Ulusoy në serialin e ri “The Protector”

Aktori turk Çagatay Ulusoy është vetëm një hap larg suksesit ndërkombëtar. Aktori i njohur ndryshe si personazhi Sarp nga shqiptarët ka publikuar në profilin e tij në Instagram, trailerin zyrtar të serialit më të ri me titull “The Protector”, që do të shfaqet në “Netflix”.

Seriali fillon transmetimin me 14 dhjetor në “Netflix” dhe Çagatay luan në rolin e një superheroi me emrin Hakan. I riu lufton me fuqitë e mbinatyrshme për të zgjidhur misterin nga e kaluara e tij dhe del në përfundimin se e mira fiton gjithmonë.

Xhirimet për serialin nisën në muajin mars dhe episodi i parë i serialit është gati për të nisur transmetimin me 14 dhjetor. Në serialin me 10 episode, aktrojnë edhe aktorët e njohur turk si Ayça Aysin Turan, Mehmet Kurtulus, Hazar Erguçlu, Okan Yalabik.