Aksion në Kukës, procedohen penalisht 10 biznesmenë

85

Policia e Kukësit po zhvillon një operacion në bar-kafe dhe restorante të paregjistruara në organet tatimore dhe me punonjës të paregjistruar.

Gjatë aksionit janë proceduar penalisht 10 biznesmenë, të cilët kanë rezultuar duke punuar në paligjshmëri.

Personat e proceduar po hetohen për fshehje të të ardhurave dhe punësim të paligjshëm. Për këto veprime ata rrezikojnë deri në tetë vite burg.