Aksion kundër personave që vjedhin energjinë elektrike, disa të arrestuar

39

Vazhdojnë arrestimet dhe kërkimet për personat që vjedhin energjjnë elektrike.

Policia gjatë kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në, kanë evidentuar 51 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në të gjithë vendin.

Sipas informacioneve zyrtare, kanë përfunduar në pranga 11 persona, 26 janë proceduar penalisht, si dhe janë shpallur në kërkim 14 të tjerë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë proceduar shtetasit që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht:

DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet në varësi të DVP Tiranë janë arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. S. dhe A. O., H. B., A. B. dhe H. Zh., janë proceduar penalisht shtetasit L. Z. dhe P. D., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit M. G., B. Ç., N. Ç., M. G., S. M., M. H. dhe B. D.

DVP Berat/Nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestuan në flagrancë shtetasit R. S., Y. A., B. Z. dhe R. B., si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. B.

DVP Gjirokastër/Nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., u proceduan penalisht shtetasit A. B., A. N., B. N. dhe H. N., si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B.

DVP Durrës/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit N. K. dhe Sh. G., ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë u proceduan penalisht shtetasit L. Gj., Rr. A., B. M. dhe R. M., si dhe u shpall në kërkim shtetasi Y. B.

DVP Vlorë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi M. I. dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. M. dhe A. K.

DVP Shkodër/Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër janë proceduar penalisht shtetasit: F. F., P. L., Rr. L., A. K., P. K., Ç. M. dhe M. D., ndërsa nga specialistët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u procedua penalisht shtetasi P. Gj.

DVP Dibër/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u proceduan penalisht shtetasit L. B., H. B., Sh. I. dhe A. B., ndërsa nga specialistët e Komisariatit të Policisë Bulqizë u shpall në kërkim shtetasi B. Gj.

DVP Fier/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lushnjë u arrestua në flagrancë shtetasi N. G. dhe u shpall në kërkim shtetasi A. T.

DVP Lezhë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u procedua penalisht shtetasi L. M.