Aksion i IKMT-së, prishen 30 objekte pa leje në Gjirin e Lalëzit/VIDEO

54

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion në zonën bregdetare të Gjirit të Lalzit.

Sipas një njoftimi të IKMT në Facebook, do të prishen 30 objekte me funksione shërbimi, një deri në dy kate, me konstruksione druri dhe metalike. Objektet janë të gjitha pa leje, sqaron IKMT.