Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar, të cilët shkaktuan aksidentin me pasojë humbjen e jetës së një vajze 25-vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Institutit Bujqësor në Kamzë, ku shtetasit E.B., 42 vjeç dhe M. A., 54 vjeç, kanë aksidentuar këmbësorët, shtetasen A.A., 25 vjeçe dhe shtetasin S. R., 58 vjeç.