Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër.
I aksidentuar ka mbetur 11-vjeçari me inicialet S. P.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos”.
Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”, S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë.
I mituri S.P., pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.