Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 60-vjeçarin Mhill Gega, i cili më 17 janar përplasi për vdekje me automjetin e tij 68-vjecarin Mark Gjeta.
Prokuroria e ka cilësuar ngjarjen vrasje me dashje. Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij në gjykatë autori është shprehur se viktima i doli para makinës dhe nuk mund ta shmangte dot.
Ngjarja e rëndë ndodhin pak ditë më parë në fshatin Bungaj të Mirditës. autori dhe viktima kishin pasur konflikte prej një viti, pasi kanë punuar bashkë në një ndërmarrje elektrike. Ditën e ngjarjes ata kanë debatuar sërish.