Aksidentoi për vdekje 58 vjeçaren, arrestohet i riu në Durrës

44

Është arrestuar autori i aksidentit që çoi një 58 vjeçaren drejt vdekjes në Manëz mbrëmjen e djeshme.

23-vjeçari me iniciale Sh. N. me banim në Manzë duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, aksidentoi gruan që po ecte në këmbë.

Viktima është identifikuar me iniciale H. K., ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Nuk dihen akoma shkaqet e aksidentit që solli vdekjen e gruas.