Aksidentoi për vdekje 57 vjeçarin, policia e Durrësit arreston të riun

21

Një burrë i moshës 57-vjeçare, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra pasi u aksidentua një ditë më parë në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak.

Policia e Durrësit, njofton se në timonin e makinës që përplasi viktimën ishte një 22-vjeçar, i cili u arrestua pas ngjarjes.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, sepse më datë 12.02.2021, në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Article bottom Rectangle3