Ballina Aktualitet Aksidentoi 28-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, policia prangos vlonjatin

Aksidentoi 28-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, policia prangos vlonjatin

Forcat e rendit bëjnë të ditur se shtetasi me inicialet A.B, një natë më parë në ishte në drejtimin e një mjeti “Opel” dhe në rrugën “Anita Bitri” ka goditur një 28 vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

I riu i aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën, por ndodhet ende në Spitalin e Vlorës.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Policisë Vlorë pasi mbrëmjen e kaluar, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Opel” në rrugën “Anita Bitri” ka goditur shtetasin T.J., 28 vjeç, banues në Vlorë dhe është larguar nga vendi i aksidentit. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.