Aksidentohet për vdekje një person, u përplas nga makina

171

Një person është aksidentuar për vdekje ditën e sotme, në fshatin Bungaj të Mirditës.

Mësohet se 68-vjeçari me inicialet M. Gj, u përplas nga një makinë “Benz” që drejtohej nga 60-vjeçari M. G.

Ky i fundit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.