Aksidentohet minatori në Bulqizë, niset me helikopter drejt Tiranës

90

Raportohet se është plagosur rëndë një minator, rreth 30-vjeç.

I plagosuri në minierë është transportuar menjëherë për në spitalin e qytetit dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Policia po heton për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Nuk është hera e parë që miniera e Bulqizës bëhet objekt i aksidenteve.

Vetëm në 3 javët e fundit në galeritë e minierës së Bulqizës kanë ndodhur dy aksidente.