Aksidentohet “Land Rover-i”, plagosen dy të rinj

29

Një tjetër aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fier-Levan.

Mësohet se një mjet tip “Land Rover” ka dalë nga rruga, e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinj.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 07:55, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”. Mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin G. A ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetasit L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.