Aksidentohet familja shqiptare, burri i dehur “merr në qafë” familjen, vdes gruaja

24

Një familje shqiptare ka pësuar një aksident në Naxos të Greqisë.

Si pasojë e tij ka ndërruar jetë nëna e 3 fëmijëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01.30.

Viktima ishte e ulur në sediljen e pasagjerit, ndërsa të tre fëmijët, dy vajza të mitura dhe djali pak më i rritur, ishin ulur pas.

Pas shënimit të viktimës së parë, raportohet se edhe një nga vajzat e babai janë në gjendje të rëndë.

Familja në mbrëmje ishte në restorant ku burri kishte pirë alkool.

Shqiptari drejtonte makinën me shumë shpejtësi, gjë që është bërë shkak për aksidentin.

Zjarrfikësja deklaroi se aksidenti ishte i rëndë dhe familja ishte e izoluar mes hekurave të makinës. Familja jetonte shumë vite Greqi, dhe burrë e grua merreshin me biznes.