Ballina BOTA Aksidentohet autobusi, 16 të vdekur dhe 30 të plagosur

Aksidentohet autobusi, 16 të vdekur dhe 30 të plagosur

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë u plagosën në një aksident në Venezuelë.

Ngjarja ndodhi në Zulia, kur një autobus doli nga rruga duke u përmbysur. Sipas mediave lokale shkak ka qenë shpërthimi i gomës së autobusit.

Mësohet se shoferi i mjetit ka shpëtuar.

Dëshmitarët thanë se autobusi ishte mbipeshë dhe përveç kësaj shoferi ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.