Aksidenti tragjik, ku humbi jetën 36 vjeçari, arrestohet shoferja e “Golf-it”

226

Policia ka arrestuar drejtuesen e mjetit që u përfshi në një aksident fatal ditën e djeshme.

Policia thotë se e reja, me inicialet K.Sh, 29 vjeçe, akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Makina e drejtuar prej saj u përplas dje me një minibuz dhe si pasojë humbi jetën pasagjeri i mjetit “Volkswagen Golf”, shtetasi K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri.

Në aksident mbetën të plagosur edhe 5 pasagjerë të minubusit që vinte nga Korça me destinacion Tiranën.

Njoftimi i Policisë Elbasan

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasja K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan u përplas me mjetin minibuz me drejtues shtetasin A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për pasojë ndërroi jetë pasagjeri i mjetit “Volksëagen”, shtetasi K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetēn disa shtetas të cilët ishin pasagjerët të minibuzit, ju informojmë se:

Nē përfundim të veprimeve hetimore specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.