Një e re 23-vjeçare e identifikuar si Anxhela Çapo, është viktima e aksidentit të rëndë në autostradën Vlorë-Fier, pranë vendit të quajtur “Kripa”.
Mjeti tip “Hyndai” me targa AA163XO ku udhëtonte Anxhela Çapo dhe mikesha e saj Silvana Muho është përplasur fillimisht me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal.
Përplasja ishte fatale për viktimën e cila pavarësisht se u transportua në spital, ndërroi jetë në mënyrë tragjike.