Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër, identifikohet viktima

148

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Aksidenti rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”.

Një mjet tip “Benz” dyshohet se është përplasur me mjetin kamion, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Benz”, Eduard Grishaj 55 vjeç, banues në Shkodër.

Drejtuesi i kamionit shtetasi T.M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.