Ballina Aktualitet Aksidenti me vdekje në Korçë – Pogradec, ja kush është viktima

Aksidenti me vdekje në Korçë – Pogradec, ja kush është viktima

Sot në aksin rrugor Korçë – Pogradec ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një shtetase.

Media raportoi ; se viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasja M.A 49 vjeçe, ndërsa më herët ishin dhënë iniciale të tjera për viktimën.

Njoftimi i policisë së Korçës:

Informacion sqarues, lidhur me aksidentin e sotëm të ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku gjeti vdekjen një shtetase.

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bën fjalë për një aksident automobilistik të ndodhur në afërsi të degëzimit të fshatit Vashtëmi, si edhe pas kryerjes së veprimeve të mëtejshme proceduriale, informojmë dhe sqarojmë se viktima e këtij aksidenti është shtetasja M.A, 49 vjeçe, banuese në Libonik, Maliq, këmbësore në rrugë.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit tip “Toyota” shtetasit grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Ju kërkojmë ndjesë, për raportimin e gabuar në lidhje me identitetin e viktimës të aksidentit të sotëm, që është 49 vjeçarja M.A, së cilës i është gjetur në çantën personale karta e ID e vajzës së saj S.Xh