Aksidenti i rëndë, ndërron jetë një nga të plagosurit te Trauma (EMRI)

51

Raportohet se ka ndërruar jetë një nga katër të aksidentuarit e paradites së sotme, në superstradën Lezhë-Shkodër.

Aksidenti ku u përfshinë tre makina ndodhi pranë kryqëzimit të Kakarriqit.

Disa orë pas aksidentit, në spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë një nga të aksidentuarit e paradites së sotme.

Mësohet se Marjeta Gjergji, infermiere e maternitetit te Lezhës nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha.

Po ashtu të plagosur mbetën edhe bashkëshorti i saj, fëmija i mitur, si dhe vjehrra.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.