Ballina Kronikë Aksidenti i rëndë, makina përplas këmbësorin

Aksidenti i rëndë, makina përplas këmbësorin

Një këmbësor është aksidentuar nga një automjet në fshatin Mengël të Elbasanit.

Mësohet se i aksidentuari ka marrë plagë të rëndë dhe është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.