Aksidenti i rëndë, drejtuesit e dy automjeteve nisen me urgjencë për në spital

73

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Mamurras-Tumanë, në afërsi të lagjes “Demokracia”.

Mësohet se drejtuesit e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes.

Ata janë dërguar me urgjencë drejtë spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore nga bluzat bardha.

Si pasojë e përplasjes një nga automjetet tip “Benz” ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.