Aksident tragjik në Kosovë, humb jetën 7 vjeçari

275

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur në Kosovë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.

Gjithashtu policia ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik ku shkruan:

“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinoc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur”.

7-vjeçari ka vdekur rreth orës 17:30 pasi është dërguar në QKUK, por i njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka vdekur.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë.

Ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Insittutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”.