Aksident tragjik, humbin jetën dy persona banues në Durrës e Tiranë

45

Tragjedi rrugore me jetë të humbura sot në mëngjes afër Thumanës.

Dy persona janë identifikuar si viktima të ngjarjes por dyshimet janë se ka edhe të tjerë ndaj momentalisht po bëhen kërkime jashtë rruge.

Ngjarja ndodhi sot në orën 01.00 në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë duke shkaktuar vdekjen e dy personave që janë identifikuar.

Viktimat janë Saber Dunga, 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa, 39 vjeç, banues në Tiranë.